Apeli lë në fuqi dënimin, anëtari i pezulluar i KPA, Luan Daci: Puç i mirorganizuar

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 11:09 | Aktualitet
Apeli lë në fuqi dënimin, anëtari i pezulluar i KPA, Luan

Ndryshe ishte qëndrimi i mbajtur nga një trupe gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që vendosi të konfirmojë deklarimin e fajshëm të të pandehurit Luan Daci për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin me 6 muaj burg, të konvertuar në 12 muaj Shërbim Prove për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Shkallës së Dytë të vetingut. Vendimi i Apelit, që i jep formë të prerë dënimit të tij, nuk u prit mirë nga anëtari i KPA. “Ky është një puç”, tha Daci pas daljes nga salla e gjykatës.

Ndërsa KPA pret të njoftohet për vendimin në rrugë zyrtare për të vendosur mbi “fatin” e Dacit në institucion, ligji ku bazohet veprimtaria e organeve të vetingut thekson se një person i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të jetë anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Por Daci këmbënguli në të kundërtën, duke paralajmëruar edhe vazhdim të betejës në Gjykatën e Lartë.

Luan Daci u fajësua për falsifikimin e kërkesës mes të cilës ka aplikuar për të qenë pjesë e KPA në vitin 2017, pasi nuk ka deklaruar një masë disiplinore “largim nga detyra” nga KLD si gjyqtar në vitin 1997. Gjykata e Posaçme, në vendimin e shpallur në 1 dhjetor të vitit të kaluar, vlerësoi se kërkesa e të pandehurit ishte akt që i garantoi atij nisjen e detyrës në KPA dhe si e tillë konsiderohej si dokument. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos