Gazetari Mentor Nazarko tha se protestat duhet të kenë përfaqësim politik në të gjithë vendin, duke theksuar se opozita duhet të bashkohet dhe të bëjë maksimumin për zgjedhjet e ardhshme vendore.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, Nazarko foli për Kodin Zgjedhor dhe ndikimin që ndryshimet e mundshme të tij mund të kenë në garën për pushtetin lokal, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës.
“Protesta duhet të përfaqësohet politikisht edhe për Tiranën, edhe për gjithë Shqipërinë”, u shpreh Nazarko.
“Arsimohuni, sepse kemi nevojë për inteligjencën tuaj. Shkunduni, sepse kemi nevojë për entuziazmin tuaj dhe protestoni, sepse kemi nevojë për forcën tuaj”, u bëri thirrje Nazarko të rinjëve. (A2 Televizion)