
Gjykata e Posaçme liron nga qelia Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka.
Cara do të qëndrojë në “arrest shtëpie". Ai po hetohet në të njëjtën dosje me bashkëshorten e tij dhe tre persona të tjerë, të dyshuar për një aferë korruptive në Apelin e Korçës.
Disa ditë më parë, gjykata zbuti masën e sigurisë "arrest shtëpie" edhe për Margjekën, duke e lënë atë në "detyrim për paraqitje". (A2 Televizion)