Gjykata franceze nuk pret, jep dënimin për personin që qëlloi me shpullë Macron

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 17:50 | Bota
Gjykata franceze nuk pret, jep dënimin për personin që

Nuk ka zgjatur shumë, por është dënuar menjëherë me 18 muaj burg personi që qëlloi me pëllëmbë presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjykata pranoi menjëherë kërkesën e prokurorisë dhe vendosi 4 muaj burg të detyruar dhe 14 me kusht për Damien Tarel, i cili gjatë seancës mohoi se e kishte përgatitur aktin e shëmtuar.

Gjithashtu Tarel nuk mund të marrë detyra publike dhe të mbajë armë për të paktën 5 vjet. Agresori njihet si aktivist i ekstremit të djathtë dhe anëtar i Jelekverdhëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/08/macron-goditet-me-shuplake-ne-fytyre/

A2 CNN Livestream

Latest Videos