Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Të rishikohet herësi, është mekanizëm disproporcional

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 20:02 | Politikë
Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Të rishikohet herësi,

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e saj të 30 qershorit, ku  pranoi pjesërisht kërkesën e partive Bindja Demokratike dhe të Lëvizjes Demokratike për Ndryshim për të shfuqizuar nenin që shpërndan mandatet e deputetëve sipas logjikës së herësit.

Sipas Gjykatës, “pika 3 e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, në disa zona zgjedhore me numër të vogël zgjedhësish ose me numër të ulët të mandateve, e shndërron votën parapëlqyese në të drejtë iluzore, pasi cenon thelbin e së drejtës për të zgjedhur”.

https://a2news.com/2021/06/30/gjykata-kushtetuese-rrezon-heresin-per-shperndarjen-e-mandateve/

Organi më i lartë i drejtësisë në vend e cilësoi zbatimin e herësit  si “një mekanizëm disproporcional në raport me qëllimin e tij”, dhe se në përcaktimin e tij nuk duhet të vendosen kufizime në një masë më të madhe se sa është e nevojshme për të arritur objektivat, në respektim të së drejtës për të zgjedhur dhe parimit të barazisë së votës.

Bindja Demokratike Dhe LDN e Myslim Murrizit e kishin dorëzuar kërkesën në 29 dhjetorin e kaluar, ndërkohë që shqyrtimi i Gjykatës kishte filluar më 9 qershor, m enjë vendim që u mor me 6 vota pro dhe një kundër, ai i gjyqtarit Altin Binaj.  

https://a2news.com/2021/07/13/patozi-heresi-vdiq-por-mbreti-mund-te-ngjallet/

Pengesa e herësit u vendos nga Partia Socialiste së bashku me disa deputet të opozitës parlamentare që bashkuan votat për të ndryshuar fillimisht kushtetutën e më pas Kodin Zgjedhor nën argumentin e hapjes së listave të kandidatëve për deputet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/02/shfuqizimi-i-heresit-kreu-i-kqz-kushtetuesja-mund-te-ndryshoje-mandatet-e-25-prillit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos