Gjykata le në qeli shoferin e “çmendur”, Mena: M’u bllokua timoni

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 10:16 | Aktualitet

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Arben Menën, 32-vjeçari që rrezikoi jetën e dhjetëra qytetarëve duke bërë manovra të rrezikshme në sheshin “Skënderbej”. Mena akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”. Në sallën e gjyqit ka treguar se ditën e ngjarjes po nxitonte të shkonte për të votuar. Sipas tij, makinën ia kishte marrë një miku dhe kishte ngatërruar rrugën duke shkuar në shesh, ku ka humbur kontrollin e mjetit. 32-vjeçari ka pranuar të jetë përdorues i narkotikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos