Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i kërkoi falje presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta, duke pranuar kritikat e tij për dorëzimin e mandateve. “Koha dhe ky rezultat tregoi që shqetësimi i presidentit të Republikës ishte i drejtë. Prandaj dua që në emër të LSI-së dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë qëndrim, që nuk solli gjë tjetër vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi në një konferencë për mediat. (A2 Televizion)
Kryemadhi: I kërkoj falje Metës. Tradhtia më e madhe vjen në 3 mandatet e Beratit, Korçës dhe Durrësit
