
Veç akuzave që rëndojnë mbi Safet Bajrin, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të Shkodrës, ai do të vuajë edhe 9 vite burgim të dhëna nga një gjykatë belge.
Njohjen e vendimit e bëri Gjykata e Shkodrës, ku sipas së cilës Bajri është dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Me njohjen e këtij vendimi, Safet Bajri do të vuajë dënimin në Shqipëri.
Sipas vendimit të dhënë nga gjykata shqiptare, ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve.
Në Shqipëri, Bajri është i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni policor ne Tiranë, ndërsa në Shkodër u prangosën 11 persona. (A2 Televizion)