Gjykata shfuqizon vendimin kundër Bujar Sheshit, akuzohej si bashkëpunëtor i Sigurimit

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 11:39 | Aktualitet
Gjykata shfuqizon vendimin kundër Bujar Sheshit, akuzohej si

Gjykata administrative ka pranuar sot padinë e Bujar Sheshit, anëtarit të KLP, kundër vendimit të Autoritetit të dosjeve që e konsideron bashkëpunëtor të Sigurimit.

https://a2news.com/2019/01/28/sheshi-nuk-jam-sigurims-politika-po-sulmon-klp/

Gjykata në këtë mënyrë shfuqizon aktin e autoritetit të Dosjeve. Vendimi është marrë nga gjyqtari Emiliano Ruli.

Autoriteti i Dosjeve kishte konstatuar të dhëna kontradiktore sa i takon verifikimeve të kryera nga ky institucion dhe formularit të aplikimit në lidhje me gjeneralitetet nga Bujar Sheshi.

Pas vendimit ka reaguar kryetarja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, Gentiana Sula e cila ka paralajmëruar apelimin  e Gjykatës Administrative.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos