Prokuroria e Posaçme, SPAK, i kërkoi gjykatës të dënojë me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe përjashtimin nga funksionet publike për 5 vite. Pretenca erdhi katër seanca pasi Llalla hoqi dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe procesi rifilloi nga zero. Ndonëse SPAK i qëndroi masës së dënimit të kërkuar më herët, nëse shpallet fajtor, Llalla nuk përfiton ulje dënimi. (A2 Televizion)
Gjykimi normal nuk "shpëton" ish-kryeprokurorin Llalla, SPAK kërkon 2 vite burg për të
