
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti para pak minutash në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Prokuroria pritet të japë pretencën ndërsa Tahiri u mor i pandehur nën akuzat për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Në korrik, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin e Brendshëm, çfarë nuk do të thotë pranim fajësie, por shmangie e shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel. (A2 Televizion)