Gjykata e Posaçme dëgjoi të mërkurën dëshmitarët e parë të Prokurorisë në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Bashkëshortët Feruzan e Zamira Durda, që humbën djalin e tyre të mitur nga shpërthimi i Gërdecit, rrëfyen para gjykatës detaje nga dita e ngjarjes. Dëshmitarja Zamira Durda tha se transportin e municioneve që demontoheshin në fabrikë e bënte ushtria. (A2 Televizion)
Gjyqi ndaj ish-ministrit, GJKKO dëgjon dëshmitarët e parë. Avokatët “përplasen” me gjykatën
