All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjysma e qytetarëve mbi 65 vjeç, Shqipëria më e plakura në botë deri në vitin 2100

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 15:29 | Sociale
Gjysma e qytetarëve mbi 65 vjeç, Shqipëria më e plakura
All - Paragraf - 1

Dikur një prej popullsive më të reja në botë, por brenda disa dekadave Shqipëria pritet të kalojë tërësisht në krahun tjetër. Projeksionet e realizuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në vitin 2100 Shqipëria do ketë popullsinë më të plakur në botë, ku 49% e banorëve do të jenë mbi moshën 65 vjeçare. Sociologu Gëzim Tushi i konsideron alarmante këto shifra bazuar në ritmet e shpejta të plakjes.

“Fakti që parashikimet që në 2100 do të arrijmë në 1.1 mln banorë apo që mosha mesatare do të arrijë 63 vjeç do të thotë që gjysma e popullsisë do të jetë e plakur atëherë do të thotë që brezin e ri për fuqi punëtorë do ta eksportojmë nga jashtë”

All - Paragraf - 3

Teksa INSTAT është disa muaj me vonesë në publikimin e të dhënave për këtë vit, më 1 janar 2022 tregonte se popullsia e vendit tonë ishte 2.8 milionë banorë, me një moshë mesatare 38.2 vjeç.

Rënia e numrit të lindjeve me 17% këtë vit shihen si faktori kryesor që po plak vendin, ndërsa emigrimi i të rinjve është shkaktari tjetër. Pa shifrat e emigracionit në dispozicion, vetëm kërkesat për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar arritën në 32 mijë vitin e kaluar, niveli më i lartë që prej vitit 2015. Shkaktarët e këtij fenomeni Sociologu Tushi i lidh me situatën ekonomike dhe politike në vend.

“Procesi i largimit është i vazhdueshëm dhe largimi i tyre do të sjellë rënie të numrit të popullsisë dhe lindshmërisë në vend. Janë një kompleks faktorësh. Faktorët politikë dhe të destabilitetit ekonomik janë pa diskutim”.

All - Paragraf - 6

Cila është strategjia që duhet të ndjekë Shqipëria për zbutjen e këtij fenomeni.

“Kërkohet strategji prej vërteti kësaj radhe, e cila të ketë komponentë politikë të stabilitetit të zbutjes së kriminalitetit, të përmirësimit dhe zgjerimit të tregut të punës, përmirësim i shërbimeve sociale, rrjetit të shërbimit për nënën dhe familjen”.

Deri në vitin 2100 të gjitha shtetet pritet të kenë një rritje të segmentit të moshës së tretë. Në vetëm 3 dekada vlerësohet se 1 në 4 banorë në botë do të jenë mbi 65 vjeç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/23/manjati-qe-lufton-plakjen-me-gjakun-e-djalit-te-tij-17-vjecar/
https://a2news.com/2023/04/30/kontribuesit-po-shterojne-plakja-e-popullsise-dhe-emigracioni-rrisin-presionin-ndaj-pensioneve/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos