Glasgow mbyll dominimin e Celtic pas 9 vitesh, fiton titullin e 55-të

Nga A2 CNN
7 Mars 2021, 16:11 | Futboll
Glasgow mbyll dominimin e Celtic pas 9 vitesh, fiton titullin e 55-të

Glasgow Rangers kanë fituar në 55 herë kampionatin skocez, në historinë  e tyre të filluar në vitin  e largët 1872.

Por ky i fundit, i fituar ditën e sotme, për shumë tifozë gjykohet mundësisht si më i bukuri nga të gjithë. Jo vetëm sepse thyen dominimin 9-vjeçar të rivalëve të përjetshëm, Celtic, por sepse mbyll një kapitull dramatik për klubin të filluar në vitin 2012, ku pas vështirësive financiare praktikisht falimentoi duke rënë në kategoritë e ulëta skoceze.

Ndërkohë sot, me fitoren 3-0 ndaj St. Mirren, dhe barazimin e njëkohësishëm të Celtic me Dundee United, djemtë e ish-yllit të Manchester United, Steven Gerrard, kanë siguruar titullin e 55-të, pasi për dy vjet ishte “djegur” nga Celtic duke përfunduar në vend të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos