Europa League, Bournemouth ''fundos'' Milanin. Juve i pafat ndaj Rennes

Nga Dea Kozma
23 Tetor 2026, 10:47 | Futboll

Europa League, Bournemouth ''fundos'' Milanin. Juve i pafat

Një mbrëmje me dy fytyra për gjigantët italianë në Europa League. Milani pëson një humbje të rëndë në transfertën ndaj Bournemouth, ndërsa Juventusi shmang disfatën përballë Rennes, duke marrë një pikë pas një ndeshjeje me përmbysje dhe emocione.

Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 në Angli, në një takim që u komplikua që në pjesën e parë. Justin Kluivert zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 8-të, ndërsa situata u bë edhe më e vështirë për skuadrën e Ruben Amorim pas daljes me karton të kuq të portierit Mike Maignan.

Bournemouth përfitoi sërish nga një penallti, me Marcus Tavernier që dyfishoi shifrat në minutën e 32-të. Milani u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Në minutën e 84-t,Adli vulosi fitoren 3-0 me një goditje të shkëlqyer dënimi. Një rezultat zhgënjyes për italianët, që regjistrojnë humbjen e dytë në këtë edicion europian.

Ndryshe paraqitja e Juventusit, që barazoi 2-2 me Rennes në Torino. Bardhezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 5-të me Zeki Çelik, por francezët reaguan shpejt. Musa Al Taamari barazoi shifrat në minutën e 15-të, ndërsa Dia përmbysi rezultatin me një penallti pak para përfundimit të pjesës së parë. Juventusi nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 66-të me Nick Woltemade, i cili realizoi nga pika e bardhë. Në minutat e fundit, vendasit menduan se kishin shënuar golin e fitores, por realizimi i Jhon Lucumi u anulua për pozicion jashtë loje.

Kështu, Juventusi ruan rekordin e pathyer pas tri ndeshjeve në fazën e Ligës, me 7 pikë, ndërsa Milani mbetet me vetëm një fitore në tri takime. Në përballjet e tjera, Marseja fitoi më Strum Graz, Beshiktashi barazoi 2-2 me Crystal Palace ndërsa Benfika fitoi 4-1 me Omonian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos