
Godet me bërryl të dashurën për të kapur një disk hokej dhe në fund ia dhuron të ëmës. Video e këtij momenti është bërë virale në internet, pasi u postua fillimisht në një llogari në Tëitter.
Ngjarja ndodhi të mërkurën e kësaj jave në Kolorado, SHBA, kur djali u ngrit me nxitim për të kapur diskun që po vinte në drejtim të tribunës. Por pasi goditi të dashurën në kokë, ajo mbeti e zhgënjyer kur pa se ai ia dha të ëmës, që ndodhej një shkallë më poshtë. (A2 Televizion)