Hoteli i akullit i “Game of Thrones”

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 23:03 | Kapur në kamera
Hoteli i akullit i “Game of Thrones”

“Dimri erdhi!” Fansat e “Game of Thrones tani kanë mundësinë të përjetojnë se si është të flesh në të ftohtin Arktik dhe të rrethohesh nga ushtria e të vdekurve, dragonjtë dhe ujqërit e tmerrshëm nga mbretëria e Uesteros.

Rreth 200 kilometra nga Rrethi Arktik, Fshati I Dëborës: Lapland Hotel, në bashkëpunim me HBO Nordik, ka ndërtuar për herë të dytë një hotel akulli me gdhendje të bazuar në serialin shumë të ndjekur.

12 artistë nga Lituania, Letonia, Rusia, Polonia, Finlanda dhe Ukraina kanë përdorur 400 mijë kilogramë akull për të ndërtuar strukturën. Vizitorët mund të martohen në Katedralen e Madhe, të shijojnë darkën në Uinterfellin e Ngrirë apo të konsumojnë pije në gotat prej akulli. HBO do të publikojë sezonin final të serialit në prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos