Godina e Shoqatës së të Verbërve jashtë funksionit, apel për investim

Nga A2 CNN
25 Qershor 2021, 14:46 | Sociale

Marçelo Qafa ka lindur i verbër. Problemet në shikim i shkaktuan jo pak vështirësi në jetën e tij. Mes sakrificash arriti të arsimohet dhe sot ka nevojë për një punë.

Nga shteti merr një ndihmë sociale mjaft të vogël teksa shërbimet e tjera për të janë tejet të kufizuara. Në të gjithë Shqipërinë janë rreth 12 mijë persona të verbër. Për ta është ndërtuar një qendër rehabilitimi por që prej vitit 2014 për të nuk jepet asnjë lloj fondi.

Dikur për këtë qendër sipas kreut të shoqatës së të verbërve ofroheshin 40 milionë lekë të reja ndërsa sot ajo po degradon dita ditës. E pozicionuar në Vaqarr, kjo qendër ofronte për anëtarët e saj një sërë shërbimesh të rëndësishme.

Qendra në Vaqarr

Aktiviteti i mbajtur u mbështet edhe nga Kooperacioni Italian për problemet e Aftësisë së Kufizuar por ftesës nuk iu përgjigjën përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, ata të cilët kanë edhe detyrim zgjidhjen e problemeve për këtë kategori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos