
Rritja e menjëhershme e temperaturave kërkon një regjim të mirëmenduar ushqimor, me qëllim që të shmangen problematikat e shumta që vijnë si pasojë e konsumimit të ushqimeve të papërshtatshme.
Mjekja nutricioniste Albana Daka rendit disa nga ushqimet apo pijet që duhen përjashtuar, pasi pasojat mund të jenë të rënda.
“Jo sallamra dhe proshuta në mënyrë absolute. Frutat të hahen në formën e tyre origjinale”, thotë mes të tjerash ajo.
Përgjegjës për sigurinë ushqimore janë struktura të caktuara shtetërore, por ajo çka u shpëton kontrolleve të tyre sigurisht që rëndon direkt në shëndetin e ccdokujt që i konsumon këto ushqime, ndaj ekspertët theksojnë s ekujdesi personal dhe vigjilenca e shtuar e qytetarëve mbetet detyrë e përditshme për ta. (A2 Televizion)