Goditën gazetaren, policia procedon dy persona

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 16:53 | Kronikë
Goditën gazetaren, policia procedon dy persona

Policia e Tiranës ka njoftuar se kanë nisur një procedim penal ndaj dy personave, të cilët ditën e sotme kanë dhunuar një gazetare.

Sipas policisë, 62-vjeçari me inicialet T.N. dhe 50-vjeçari me inicialet A.Z. “kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeç, me detyrë gazetare”.

Mësohet se gazetarja kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N. dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos