
Një efektiv policie, agjent i krimeve të drejtorisë së Dibrës qëlloi për vdekje Jurgen Dukën.
Arbër Sula, banues në zonën e Saukut në Tiranë sipas policisë ishte jashtë shërbimit ndërsa konflikti verbal mes tij dhe 29 vjeçarit në një market në rrugën Irfan Tomini përfundoi tragjikisht.
Ndonëse 27-vjecari Sula u identifikua nga blutë e Tiranës arrestimi i tij ende nuk është bërë i mundur. Ngjarja e rëndë nisi për radhën e pagesës në kasën e marketit ku Duka i shoqëruar dhe nga një shok i tij nis e debaton me efektivin e policisë.
Ndonëse në kamerat e sigurisë duket si një debat, Duka tenton të qëllojë Arbër Sulaj ndërsa në këtë moment agjenti i krimeve nxjerr pistoletën dhe qëllon një herë ndaj të riut i cili mbeti i plagosur rëndë.
29-vjeçari u dërgua në spitalin e traumës por humbi jetën si pasojë e plagës së rëndë. Jurgen Duka, person me precedent të mëparshëm kriminal u arrestua në vitin 2018 gjatë operacionit shqiptaro- italian të koduar Riviera në goditjen e trafikut të kanabisit. 14 persona u arrestuan në Itali dhe dy të tjerë në Shqipëri, njëri prej të cilëve Jurgen Duka. (A2 Televizion)