Goditet me bombë anija turke pranë brigjeve të Ukrainës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 16:50 | Bota
Goditet me bombë anija turke pranë brigjeve të Ukrainës

Një anije në pronësi turke që lundronte në Detin e Zi u godit nga një bombë në brigjet e qytetit-port ukrainas, Odesa, raporton “Anadolu Agency”. Lajmi u raportua më herët edhe nga media ruse “Sputnik”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve Detare të Turqisë, nuk ka pasur viktima në incidentin i cili erdhi pasi Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë.

Në njoftim thuhet se anija “Yasa Jupiter”, me flamur të Ishujve Marshall dhe në pronësi turke nuk dërgoi asnjë kërkesë për ndihmë dhe shkoi e sigurt drejt ujërave territoriale rumune. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos