
Një gjyqtar futbolli ka mbetur i dëmtuar në kokë gjatë ndeshjes Delvina-Albpetrol, e vlefshme për Kategorinë e Dytë B.
Policia e Delvinës thotë se gjatë ndeshjes së zhvilluar në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano” të Delvinës, një person i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.
Si pasojë, arbitri me inicialet E.P., është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. (A2 Televizion)