Goditet rëndë ‘Ndragheta, 108 të arrestuar nga “Eureka”

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 07:30 | Bota
Goditet rëndë ‘Ndragheta, 108 të arrestuar nga

Një operacion gjigant i Policisë Europiane "Europol" vuri në pranga 108 persona, pjesë e rrjetit mafioz 'Ndrangheta në Itali dhe disa vende të BE, ku organizata ushtronte veprimtarinë e saj të paligjshme.

Për 85 prej të arrestuarve, gjykata tashmë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, teksa të tjerët do të hetohen në liri.

Aksioni ku u përfshinë qindra efektivë policie u zhvillua njëkohësisht në Itali, Gjermani, Belgjikë, Portugali, Spanjë dhe Rumani.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë mafioze, trafik armësh, trafik ndërkombëtar droge në sasi të mëdha, pastrim parash, e vepra të tjera penale.

Operacioni policor i koduar “Eureka” kishte si synim të godiste klanet Nirta-Strangio të San Luca dhe Morabiton e Africos.

Ndrangheta, e cila është e vendosur në rajonin jugor italian të Kalabrisë, konsiderohet një ndër grupet mafioze më të fuqishme në vend.

Autoritetet italiane e goditën rëndë klanin kalabrez në janar 2021, në një megaproces ku më shumë se 320 mafiozë dhe bashkëpunëtorët e tyre u përballën me një sërë akuzash, duke përfshirë zhvatje, trafik droge dhe vjedhje. Gjykata më vonë shpalli fajtorë 70 të pandehur, në atë që konsiderohet si një nga gjyqet më të mëdha kundër mafias në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos