Një burrë në pranga pas një shpërthimi të kontrolluar, rrethohet Pallati Buckingham

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 22:19 | Bota
Një burrë në pranga pas një shpërthimi të

Pallati Buckingham është mbyllur pasi një burrë hodhi fishekë të dyshuar armësh gjahu në tokën jashtë rezidencës mbretërore. Incidenti vjen vetëm disa ditë nga kurorëzimi i Charles.

Policia bëri të ditur se në pranga është vënë një burrë rreth orës 19:00 me orën lokale, pasi ai iu afrua portave të Pallatit. Ndërsa, dëshmitarët thanë se ai u pa duke hedhur një "një numër sendesh" në ambientet e banimit.

Mbreti ishte brenda në pallat kur ndodhi incidenti ndërsa më herët gjatë ditës kishte takuar kryeministrin australian Anthony Albanese.

Përgjatë “The Mall”, mbështetësit e monarkëve kishin nisur të ngrinin çadrat për të siguruar vendet në rreshtin e parë për eventin historik që do të mbahet këtë fundjavë.

Policia shtoi se objektet u gjetën dhe se burri tani është në paraburgim pasi iu gjet edhe një “çantë e dyshimtë”. Pallati është i rrethuar dhe njoftohet po ashtu se është kryer një shpërthim i komanduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos