Goditi me shuplakë kundërshtarin, ndëshkim minimal për Messin

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 14:42 | Futboll
Goditi me shuplakë kundërshtarin, ndëshkim minimal për

Leo Messi është ndëshkuar me minimumin e mundshëm pasi goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, në finalen e Superkupës së Spanjës, të cilën Barcelona e humbi me rezultatin 3-2 ndaj Athletic Bilbaos.

Argjentinasi do të mungojë vetëm në dy ndeshje, atë ndaj Cornella në Kupën e Mbretit dhe atë ndaj Elche, të dielën në kampionat.

Kartoni i kuq ndaj Bilbaos ishte i pari për Messin me fanellën e Barcelonës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/18/barcelona-deshton-ne-superkupen-e-spanjes-messi-godet-me-shuplake-kundershtarin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos