Vendimi i Edvin Libohovës, dorëhiqet presidenti i Ligës së Futbollit

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:43 | Futboll
Vendimi i Edvin Libohovës, dorëhiqet presidenti i Ligës së

Edvin Libohova largohet nga posti i presidentit të Ligës Profesioniste të Futbollit në Shqipëri. Njëkohësisht edhe në postin e zëvendëspresidentit të Federatës së Futbollit, ai paraqiti dorëheqjen te anëtarët e Ligës.

Për të ndihmuar në një tranzicion sa më të lehtë, Libohova do të mbetet në detyrë deri në gjetjen e një personi të përshtatshëm që do ta zëvendësojë.

 Ende nuk dihet nëse në vendim ka ndikuar mungesa e një Ligji të përshtatshëm për sponsorizimet.

Disa herë Libohova ishte shprehur se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e futbollit, që sollën edhe bojkotin e kampionatit, atëherë qëndrimi në detyrë nuk do të kishte kuptim.

Edhe pse institucionet tashmë janë njohur me problematikat financiare të sportit shqiptar, asgjë nuk ka lëvizur për përmirësimin e situatës dhe ndihmën ekonomike që do të nxiste rritjen e nivelit të sportit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos