Ibra rikthehet me dy gola, Milani mposht edhe Cagliari-n

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 23:01 | Futboll
Ibra rikthehet me dy gola, Milani mposht edhe Cagliari-n

Pas dy muajve, Ibrahimovic u rikthye titullar te Milani i Piolit, duke vazhduar ecurinë e shkëlqyer të këtij sezoni, me dy gola të shënuar ndaj Cagliarit në transfertë.

Zlatan fitoi një 11-metërsh në pjesën e parë, të cilin e ktheu vetë në gol edhe pse ishte shprehur më parë se nuk do të godiste më penallti.

Me nisjen e pjesës së dytë, suedezi e gjeti sërish rrjetën duke vulosur fitoren e radhës të kuqezinjve.

Me këtë triumf, Milani shkëputet sërish nga Interi i vendit të dytë me 3 pikë. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të jetë ndaj Atalanta-s (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos