Goditja e parë e Milanit, gati rinovimi dhe i dyshes Maldini-Massara

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 16:01 | Futboll
Goditja e parë e Milanit, gati rinovimi dhe i dyshes Maldini-Massara

Divock Origi mund të quhet lojtari më i ri i Milanit. Futbollisti ka zbarkuar në Milano dhe do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3,5 milionë euro, plus bonuse.

Një transferim që pritej prej kohësh në kampin kuqezi dhe që mund të sjellë dhe një tjetër lajm të mirë për milanistët. Goditja e parë në merkaton e verës, me shumë gjasa, do të dërgojë dhe në nënshkrimin e kontratës për dyshen Maldini-Massara.

Nënshkrimet e dy drejtorëve teknikë bëhen në një farë mënyre një domosdoshmëri nëse kuqezinjtë duan të afrojnë në skuadër lojtarë të tjerë për sezonin e ardhshëm. Kështu që, nëse nuk ndodh sot, atëherë nesër do të jetë dita vendimtare, pasi në 30 qershor skadojnë kontratat e dyshes Maldini-Massara.

Ndërkohë, sot sigurisht që do të jetë dita e Origi, i cili javët e fundit ka punuar fort në Belgjikë për t'u rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të humbasë finalen e Champions League me Liverpool. Pas vizitave dhe nënshkrimit, ai do të ketë një javë për t'u zhvendosur në Milano dhe më pas do të fillojë aventurën e tij te kuqezinjtë. Futbollisti do të vihet në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli që këtë të hënë, kur skuadra do të nisë zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos