
Pas 15 sezoneve në Europë, ku ka mbrojtur ngjyrat e Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid, largohet një prej sulmuesve më të mëdhenj të dekadës së fundit.
Luis Suarez ka gjetur akordin me River Plate, për t'u transferuar në Argjentinë. Kapiteni i Uruguait do të firmosë kontratë 2-vjeçare me gjigandët nga Buenos Aires.
Pasi ka fituar Champions League dhe titujt kampionë në Holandë e Spanjës, 35-vjeçari Luis Suarez tashmë do të luajë në Kupën Libertadores. (A2 Televizion)