“Goditja” nga Gjykata e Lartë, mijëra mbështetës të Trump dalin në rrugë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 21:14 | Bota

Mijëra mbështetës të presidentit Donald Trump kanë dalë në rrugët e Uashingtonit për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës së Lartë e cila hodhi poshtë një proces gjyqësor të inicuar nga Teksasi për të refuzuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në katër shtete.

I ashtuquajturi “marshimi për Trump” nisi nga Capitol Hill dhe gjatë rrugëtimit të protestuesve u regjistruan përplasje me policinë dhe dhjetëra arrestime.

Për këtë marshim reagoi dhe presidenti Donald Trump. “Beteja është vetëm në fillim. Sapo kemi nisur të luftojmë”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter për të përshëndetur mbështetësit e tij që kundërshtojnë zgjedhjen Joe Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos