Gol dhe autogol, Uzuni protagonist kryesor në Champions ndaj Dinamo Zagreb

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 19:30 | Futboll

Myrto Uzuni ka qenë protagonisti kryesor i skuadrës së Ferencvaros në ndeshjen ndaj Dinamo Zagreb të vlefshme për eliminatoret e Champions League, me një gol dhe një autogol.

Skuadra hungareze e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke realizuar që në minutën e dytë, por 20 minuta më pas protagonist bëhet Uzuni.

Pas një goditje nga këndi, sulmuesi i kombëtares shqiptare është totalisht i pafat kur topi i përplaset në trup dhe përfundon në rrjetë.

Megjithatë, Uzuni shlyen totalisht gabimin e pjesës së parë duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 65, i cili e çoi ndeshjen në 2-1 për hungarezët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos