Para ndeshjes me spanjollët e Granada-s, trajneri i Teutës: I dimë pikat e tyre të dobëta

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 19:02 | Futboll
Para ndeshjes me spanjollët e Granada-s, trajneri i Teutës: I

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka folur në konferencë për mediet përpara ndeshjes me Granada-n që do të luhet të enjten në 16:00 në “Niko Dovana”.

Shkodrani beson se kanë mundësi të tregojnë veten në Europa League duke përsëritur suksesin e 25 viteve më parë ndaj Parmës. Martini zbulon se Todorovski nuk do të jetë, me mbrojtësin që është dëmtuar në finalen e fituar të Superkupës ndaj Tiranës.

“Kemi pasur mjaftueshëm kohë për të njohur kundërshtarët. I dimë kush janë. Kanë lojtarë solid që kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta.

Todorovski nuk do të jetë pasi është dëmtuar në Superkupë. Shpresojmë që të japim më të mirën pasi edhe ne kemi shanset tona. Ndeshja është me një takim dhe determinante. Ne do kërkojmë të bëjmë lojën tonë”

25 vite përpara me Parmën, mendoni te suksesi ndaj Granadas?

“Çunat kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të vejë ndeshja këta lojtarë e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Aspekti personal normal që të ngroh, do isha i lumtur nëse nesër do arrinim një sukses të tillë”, tha mes të tjerash Martini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos