Dejvi Bregu ishte protagonist i fitores së skuadrës së tij, Boluspor, me rezultatin 3-1 kundër Keciorengucu, në kategorinë e dytë turke, duke shënuar njërin prej golave dhe duke dhënë asist për dy të tjerët. Vlonjati realizoi golin e barazimit, pasi skuadra e tij kishte pësuar që në të 5’ dhe më pas ndihmoi shokët e skuadrës të përmbysnin rezultatin. Goli i tij ishte vërtet spektakolar, i shënuar direkt nga një goditje dënimi në pozicion të vështirë. Në total këtë sezon 27-vjeçari ka shënuar 4 gola.
(A2 Televizion)