Ismajli i dëmtuar, Sylvinho e zëvendëson me futbollistin që luan në Portugali

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 14:22 | Futboll
Ismajli i dëmtuar, Sylvinho e zëvendëson me futbollistin që

Ardian Ismajli u dëmtua gjatë ndeshjes së fundit të Empolit në Serinë A, të premten në mbrëmje ndaj Atalantës, dhe analizat kanë treguar se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Polonisë.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në grumbullim mbrojtësin Enea Mihaj, për të zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar.

Mihaj, i cili aktivizohet me ekipin Famalicao në Portugali, do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna për t’u stërvitur normalisht me grupin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/17/ndeshja-ndaj-polonise-sylvinho-shpall-listen-e-kombetares/

A2 CNN Livestream

Latest Videos