Gordon Ramsay i “mëson” makinën të birit gjashtë muajsh... me një Ferrari

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 12:09 | Showbiz

Gordon Ramsay nuk ka humbur kohë për të nisur mësimet e makinës me djalin e tij, edhe pse është vetëm gjashtë muajsh. Shefi i kuzhinës me famë botërore ka postuar një video në rrjetet sociale ku merr vogëlushin Oscar në prehër ndërsa është duke ngarë një makinë Ferrari Monza SP, me vlerë 1,9 milionë dollarë.

Por për të respektuar të gjitha rregullat e sigurisë, 52-vjeçari nuk e lëviz makinën nga vendi ndërsa ka me vete edhe vogëlushin, i cili duket se është kopje e babait.

Gordon dhe bashkëshortja Tana kanë edhe katër fëmijë të tjerë, Megan, 21 vjeç, binjakët Holly dhe Jack, 19 vjeç, dhe Matilda, 17 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos