Grabisnin bizneset në Durrës dhe qytete të tjera, në pranga 3 persona

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 10:50 | Kronikë
Grabisnin bizneset në Durrës dhe qytete të tjera, në pranga

Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që ishte kthyer në makth të bizneseve në qytetin bregdetar dhe jo vetëm, pasi ushtronte aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve me dhunë.

Si rezultat i operacionit, janë vënë në pranga 3 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Janë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/22/goditet-grupi-kriminal-ne-fushen-e-narkotikeve-vepronte-ne-durres-lushnje-dhe-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos