
Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur pak pas mesnate në një banesë në fshatin Fier të Ri në Lushnjë.
Ka qenë vetë pronari i banesës i cili ka njoftuar policinë duke denoncuar se persona të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armës i kishin marrë një sasi parash.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.
Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje. (A2 Televizion)