Grabitet posta në Tiranë

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 21:52 | Kronikë
Grabitet posta në Tiranë

Një filial i një poste private është grabitur mbrëmjen e së mërkurës. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën "5 Maji".

Një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një thikë, është futur në filialin e postës dhe ka marrë një shumë parash. Më pas ai është larguar me motor.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos