
Gjykata e Tiranës liron nga masa e sigurisë “arrest në burg” shtetasin kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Shqipëri në korrik, për llogari të drejtësisë kineze.
Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar për grabitjen e gati 140 milionë eurove.
Lirimi i tij në masën “arrest në shtëpi” është bërë bazuar në një akt ekspertimi mjekësor, sipas të cilit, qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën.
Shtetasi kinez ka një problem në tru që nuk mund të trajtohet në kushtet e paraburgimit, por kërkon "mjekim intensiv nga specialistët e fushës". (A2 Televizion)