Shmanget tragjedia, po kërcënonte gruan me thikë, arrestohet 54-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 12:50 | Kronikë
Shmanget tragjedia, po kërcënonte gruan me thikë, arrestohet

Policia e Fierit arrestoi një 54-vjeçar, i cili po kërcënonte bashkëshorten e tij me thikë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Radostinë Fasko, konflikti midis shtetasit M. B. dhe bashkëshortes së tij kishte agravuar, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e bashkëshortes së shtetasit të arrestuar”, tha Policia. 

54-vjeçari, banues në Radostinë Fasko, u kap me thikë në dorë, duke kanosur për jetën, bashkëshorten e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos