
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një person ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55, pranë fshatit Libonik, Maliq. Mësohet se një makinë tip Ford ka përplasur një 65-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.
Mësohet se viktima është Nazif Sulollari 65 vjeç, ndërsa drejtuesi i makinës është Albert Pura.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)