
Një 41-vjeçar që kishte tentuar të vidhte një bankomat një javë më parë është ndaluar nga forcat e rendit të Kurbinit.
Bëhet fjalë për shtetasin G.D., i cili më datë 1 shtator kishte tentuar të vidhte paratë e bankomatit të një banke të nivelit të dytë në Laç, duke arritur vetëm ta dëmtonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 41-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe " Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", mbetur në tentativë. (A2 Televizion)