Gjykata federale rrëzon Trump, zhbllokon vizat për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera: Vlerësim individual

Nga A2 CNN
22 Gusht 2026, 17:12 | Bota


Gjykata Federale në Nju Jork rrëzoi  vendimin e administratës Trump që bllokonte vizat e emigrimit për Shqipërinë dhe 74 shtete të tjera. Gjykatësja Jeannette Vargas e shpalli këtë masë plotësisht të jashtligjshme. Sipas vendimit, Departamenti i Shtetit shkeli ligjin federal të vitit 1965 që ndalon diskriminimin e aplikantëve mbi bazën e kombësisë, si dhe tejkaloi kompetencat e tij ligjore.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se ligji amerikan kërkon që çdo aplikant të vlerësohet individualisht për të ardhurat, shëndetin dhe aftësitë dhe refuzim kolektiv sipas kombësisë.

Në muajin janar, Uashingtoni vendosi të pezullojë pa afat dhënien e vizave të emigrimit – ato familjare dhe të punës – me arsyetimin se emigrantët nga këto vende mund të bëheshin barrë për skemat e ndihmës sociale në SHBA.

Kjo masë prekte pothuajse 40% të vendeve të botës, përfshirë  vende si Brazilli, Kolumbia, Egjipti, Somalinë apo Rusia. Mes kësaj liste ishte dhe Shqipëria

Bëhej fjalë për vizat e përhershme që çojnë në leje qëndrimi, siç është  bashkimin familjar apo  vizat e punës. Ndërkohë nuk u prekën vizat e përkohshme, jo emigruese, ato studentore dhe ato për turizëm.

Siç raporton CNN edhe pse nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare nga DASH dhe shtëpia e bardhë për këtë çështje,  gjykatësja u ka dhënë afat të dyja palëve deri më 11 shtator për të paraqitur propozimet e tyre mbi hapat e mëtejshëm dhe mundësinë e apelimit të vendimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos