Grabitja e bankës në Koplik, ndalohen 2 të rinj si autorë të dyshuar

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 13:03 | Kronikë
Grabitja e bankës në Koplik, ndalohen 2 të rinj si autorë

Pas disa ditësh kërkime, Policia ka arritur të ndalojë dy persona, si të dyshuar për grabitjen e degës e një banke të nivelit të dytë në Koplik. Burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se të ndaluar janë 2 të rinj nga zona e Bajzës, në Malësinë e Madhe.

Më 9 maj, 3 persona të maskuar dhe të armatosur grabitën degën e një banke të nivelit të dytë në Kolpik. Pasi morën paratë, grabitësit u larguan me një makinë tip Volkswagen Golf, me ngjyrë të zezë.

Sipas Policisë autorët pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos