Grabitja që përfundoi me një “shi” kartëmonedhash

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 11:03 | Bota
Grabitja që përfundoi me një “shi”

Një grabitje dyqani përfundoi në ndjekje me makina dhe një “shi” kartëmonedhash në autostradë. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë grabitësit që hedhin çantat me para nga dritarja e makinës, duke bërë që rrugët të mbulohen me pesos.

Pas ndjekjes, 6 grabitësit u arrestuan dhe sipas mediave lokale, ata kishin vjedhur 10 milionë pesos (rreth 10 300 dollarë). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos