Grabitje në mes të ditës në Vlorë, autorët lidhën 85-vjeçaren

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 16:26 | Kronikë

Një banesë është grabitur nga dy persona pak pas mesditës të së mërkurës në Nartë të Vlorës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë lidhur të moshuarën Varvara Papa, 85-vjeçare dhe më pas kanë grabitur banesën duke marrë sende me vlerë. Fatmirësisht, e moshuara nuk ka pësuar lëndime.

Policia bën të ditur se në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos