Vrasja e Behar Sofisë, takimi mes 4 të arrestuarve, Vathi i dërgoi sms vrasësit 24-vjeçar

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 15:44 | Kronikë

Skënder Vathi, Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Enejt Shyti janë fiksuar disa ditë para ekzekutimit të 66- vjeçarit në një bar në afërsi të terminalit të autobusëve në afërsi të qytetit “Studenti”.

Mësohet se veç thënieve të 24-vjeçarit të 4 të arrestuarit janë takuar së bashku nga ku dyshohet se është bërë dhe plani për vrasjen e Behar Sofisë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike duket Skënder Vathi së bashku me Leonard Xhixhën të cilët mbërrijnë me një “Fiat Punto” i cili tashmë është sekuestruar ndërsa për prokurorinë diçka e tillë vërteton dhe dëshminë e Enejt Shytit.

Skënder Vathi

Por nëse të arrestuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre ai që nuk ka pranuar të flasë është Skënder Vathi ose Daja siç thërritej nga Xhixha lidhje farefisnore me të.

Për prokurorinë i vetmi gabim i bërë në ekzekutimin e Behar Sofisë është përdorimi i telefonit nga ana e 54-vjeçarit duke dërguar një mesazh në numrin e përdorur nga Shyti.

Xhuliano Visha

Në të shkruhet, “Duro vëlla nuk ka dalë akoma doli nga bregu i Lanës” . Pas gjetjes së celularit të Shytit dhe ekzaminimit të tij, numri i dërguesit të mesazheve është ai i Skënder Vathit.

Enejt Shyti

Përgjatë gjithë seancave të marrjes në pyetje 54-vjeçari nuk ka pranuar të flasë ndërsa të vetmen fjali që ka ripërsëritur herë pas here është se celulari nuk është i tiji. Nga ana tjetër hetimet duket se kanë mbetur tek Skënder Vathi i cili është dhe hallka e fundit e zinxhirit organizues të vrasjes.

Leonard Xhixha

Akuza dyshon se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal ndërsa të tjerë persona po mbahen nën përgjim. Për prokurorinë vrasja është e mirë menduar, ndonëse porositësit e vërtetë kanë dashur të duket si një krim jo i tillë  por që të vazhdojë më tej  atëherë dosja duhet të shkojë tek Prokuroria e Posaçme.    (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/02/skema-e-vrasjes-se-behar-sofia-autori-e-priste-tek-ura-ne-kembe-hetohet-dhe-per-konflikt-banal/
https://a2news.com/2021/02/25/u-qellua-dy-here-me-silenciator-kush-eshte-behar-sulo-sofia-personi-qe-u-vra-kete-mengjes-prane-piramides/
https://a2news.com/2021/03/16/zbardhja-e-vrasjes-se-behar-sofies-veliu-falenderon-strukturat-policore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos