Dy stuhi të fuqishme tropikale kanë goditur në orët e fundit pjesën jugore të Amerikës së Veriut duke shkaktuar dhjetëra viktima në Tennesse dhe Meksikë.
Shirat e forta që solli uragani “Grace” gjatë kalimit në Meksikë shkaktuan 11 viktima. Zonat më të prekura ishin ato të Puebla dhe Veracruz. Të shtunën, autoritetet kishin njoftuar për 8 viktima, 6 prej të cilëve ishin pjesë e një familje.
Ndërkohë që në Tennessee ka arritur në 21 numri i viktimave nga përmbytjet. Shteti jugor i SHBA është përfshirë nga stuhia tropikale “Henri”.
Sipas autoriteteteve, mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërkohë që 45 persona të tjerë janë shpallur të humbur. (A2 Televizion)