
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Vlorë, Arbi Agalliu, ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku tregon pushtimin e kodrave mbi Gjirin e Gramës nga flakët. Sipas tij, zjarri rrezikon seriozisht jetët e njerëzve.
"Kjo është situata në Gramë. Sapo kam komunikuar me Policinë Himarë dhe në pritje që roja bregdetare të mbërrijë sa më parë. U bë ditë e ditë që situata neglizhohet dhe nuk merret seriozisht zjarri në anën e pasme të Karaburunit. Jo vetëm pushuesit por edhe bizneset në këtë zonë po rrezikojnë seriozisht.
Duhet patjetër ndërhyrje nga ajri sa më parë", shkruan Agalliu.
Për situatën dramatike të krijuar, ka reaguar edhe Prefekti Vlorës, Mamaj, i cili tha për A2 se është nisur Policia Kufitare për të bërë evakuim të turistëve, nëse do ketë nevojë. (A2 Televizion)